Në 7 vitet e fundit kemi 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak. Klasat dhe amfiteatrot
po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalohet, shteti nuk mund të shohë të ardhme me perspektivë. Për
këto të dhëna diskutuam menjëherë pas marrjes së mandatit, dhe së bashku me Kryeministrin
dhe ministren e financave vendosëm të sigurojmë buxhetin më të madh për arsimin deri më
tani, për zhvillimin e tij dhe për ta eliminuar atë nga grupi i faktorëve që nxisin popullatën të
largohet nga vendi i vet."
"Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, në konferencën e
sotme me temë „Sfidat demografike dhe zgjidhjet e mundshme“, organizuar nga Ministria e
Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjëve, në të cilën morën pjesë kryetari i Qeverisë
dhe disa ministra, përfaqësues të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara dhe ekspertë
të politikave demografike.
"Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktor për emigrim. Duhet të jenë fusha që u ofrojnë të
rinjve proces cilësor për arsimim personal, por edhe fusha ku ata do të realizojnë angazhim
pune në institucionet arsimore dhe shkencore", potencoi Janevska, duke shtuar se për më
shumë mundësi arsimore dhe shkencore, buxheti i Ministrisë këtë vit është më i madhi
ndonjëherë.
„Forcojmë standardin e nxënësve dhe studentëve. Kemi futur masa dhe mbështetje financiare
që nuk ekzistonin në të kaluarën, veçanërisht në mënyrë që fëmijët e talentuar të mund të
marrin pjesë në gara të mëdha. Kemi rritur numrin e bursave, kemi zgjeruar mbulimin e më
shumë të drejtave për nxënësit dhe studentët. Po harmonizojmë arsimin me nevojat e tregut të
punës, që të rinjtë të mund të gjejnë punë shpejt dhe të pavarësohen ekonomikisht tha
ministrja, duke shtuar se është në fazë përgatitjeje Ligj i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të
parashikojë mundësinë e punësimit të studentëve më të mirë nga çdo gjeneratë në
universitetet shtetërore.
"Ajo informoi se është dyfishuar mbështetja për shkencën dhe për projektet shkencore-
hulumtuese që janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për specializim intelegjent, duke
theksuar se të rinjtë shkencëtarë tashmë e dinë se cilat janë fushat me më shumë mundësi për
prosperitet dhe kontribut në zhvillimin e shtetit."