Barcelona ka anuluar papritur ndeshjen miqësore të planifikuar kundër Vissel Kobe në Japoni, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të dielën, më 27 korrik, duke përmendur një “shkelje serioze të kontratës” nga organizatori i eventit, D Drive.

Vendimi, i njoftuar të mërkurën vonë, shënon një ndërprerje të konsiderueshme të përgatitjeve parasezonale të klubit nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, duke i dhënë një goditje si planeve të stërvitjes ashtu edhe financave.

Pavarësisht pengesës, Blaugranët mbeten të përkushtuar ndaj turneut të tyre në Korenë e Jugut, ku janë planifikuar të përballen me FC Seoul më 31 korrik dhe Daegu FC më 4 gusht, me kusht që organizatori të përmbushë kushtet e rëna dakord.

Klubi katalunas pritet të finalizojë planet e udhëtimit në ditët në vijim, ndërsa vazhdon stërvitjen në Ciutat Esportiva në Barcelonë.

“FC Barcelona njofton se është e detyruar të anulojë pjesëmarrjen e saj në ndeshjen e planifikuar për të dielën e ardhshme në Japoni për shkak të shkeljeve serioze të kontratës nga organizatorët”.

“Megjithatë, klubi po shqyrton mundësinë e rregullimit të një pjese të turneut veror në Korenë e Jugut, ku janë planifikuar dy ndeshje kundër FC Seul (31 korrik) dhe Daegu FC (4 gusht), nëse organizatori plotëson kushte të caktuara. Nëse këto kushte plotësohen, klubi do të udhëtojë për në Korenë e Jugut në ditët në vijim”.

“FC Barcelona shpreh keqardhje për këtë incident dhe ndikimin që do të ketë shumë tifozë të Barçës në Japoni”, njoftuan Barcelona.

Pas turneut aziatik, Barcelona do të kthehet në shtëpi për të garuar në Trofeun Joan Gamper kundër Comos më 10 gusht, përpara se të nisë sezonin e tyre në La Liga kundër Mallorca më 16 gusht.