Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka vlerësuar lartë angazhimin e Emir Sulejmanit për komunën e Zhelinës, duke theksuar përkushtimin dhe afërsinë e tij me qytetarët edhe si ish funksionarë, por edhe sot kur nuk ka asnjë postë.

“Emiri nuk kishte ditë që të mos interesohej për Zhelinën. Ai nuk e pa politikën si karrierë personale, por si një përgjegjësi për të ndryshuar realitetin e bashkëvendësve të tij,” tha Shaqiri.

Sipas tij, Emir Sulejmani është një njeri që i njeh hallet e çdo lagjeje, kupton sfidat e qytetarëve dhe i dëgjon me përkushtim të sinqertë.

“Ai nuk premton gjëra të mëdha, por garanton punë të ndershme dhe vendime që burojnë nga nevojat reale të njerëzve të Zhelinës. Kjo komunë ka nevojë për zëra të tillë që nuk heshtin pas zgjedhjeve dhe nuk shfaqen vetëm para tyre”, përfundoi Shaqiri.

Nga ana tjetër, anketat e fundit nga kompanitë vendore dhe rajonale thonë se Emir Sulejmani ka epërsi të madhe ndërsa, Blerim Sejdiu ka rënie drastike për shkak borxhit të madh që ka komuna e Zhelinës edhe ate mbi 6 milionë euro./TS/