Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituim, shkruan Reporteri.net.
Pas dështimit të kësaj seance, deputetët e VV-së kanë dalë nga salla e seancave, por jo edhe ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së të cilët po mbajnë fjalime.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bllokuar institucionet e Kosovës.
Ajo thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim tjetër, nëse deri më 26 korrik nuk do të konstituohet parlamenti.
“Kësaj sage duhet t’i jepet fund me një vendim tjetër, ku pas një muaji, këtij deputeti i merret e drejta e kandidimit nëse deri më datë 26 korrik nuk e konstituon Kuvendin”, tha Kadrijaj. /Reporteri.net/.