SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.M. (45) nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.

Më 30.05.2025, në një librari në Shtip, e denoncuara, duke përdorur një pistoletë plastike dhe me kanosje ndaj të punësuarve, ka marrë para nga qarkullimi ditor.

Ndaj saj janë ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.TS