SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.K.F. (32) nga Brazili, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Futja e të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore të siguruara në mënyrë të kundërligjshme”.
Më 10 korrik 2025, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, ku u konstatua se ai kishte futur 961 raritete natyrore, përfshirë minerale, gurë me ngjyra të ndryshme, metale fisnike dhe stoli të punuara me dorë me aksesorë prej gurëve gjysmë të çmuar.
Këto objekte ishin siguruar në mënyrë të kundërligjshme në territorin e një shteti tjetër, me vlerë totale prej 918,000 denarë. Për rastin janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse.TS