SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër R.S. (44) nga Kumanova dhe kundër një personi juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj”.
Më 8 shkurt 2025, gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt tregtar në pronësi të personit juridik të denoncuar, në Kumanovë, u konstatua se aty po bëhej shitja e veshjeve me shenja të falsifikuara të markave tregtare. Për rastin janë ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse.TS