Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër A.L. (42) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Më 27 korrik 2025, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll një patentë shoferi të Kosovës, e cila u konstatua se ishte e falsifikuar. Për rastin janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.TS