SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.Sh. (41) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 22.11.2024, gjatë një bastisjeje të kryer nga nëpunësit policorë në shtëpinë e të denoncuarit në qytetin e Koçanit, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjahu e kalibrit 16 mm, për të cilën ai nuk posedonte leje të vlefshme të lëshuar nga organi kompetent.
Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar për procedim të mëtejshëm ligjor.