Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzim penal kundër K.J. (24) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të arsyeshme lidhur me kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 9 korrik 2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në banesën e të denoncuarit, ku u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë gjysmëautomatike së bashku me fishekë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa kallëzimi penal është duke u ndjekur në përputhje me ligjin.TS