SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër M.A. (36) nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Më 04.12.2024, gjatë një kontrolli të kryer nga nëpunësit policorë në automjetin e pasagjerëve të markës “BMW”, të drejtuar nga i denoncuari, ai ka paraqitur për kontroll një patentë shoferi belge të falsifikuar.

Dokumenti i falsifikuar është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse.TS