SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër M.S. (41) nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.
Më 14.05.2025, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur një dokument udhëtimi me përmbajtje të pavërtetë – konkretisht një pasaportë që më herët e kishte paraqitur si të humbur, për çka i ishte lëshuar një dokument i ri udhëtimi.
Rasti është dokumentuar dhe ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse.TS