SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik – një dyqan pijesh në Strugë, si dhe kundër P.S. (49), pronare e subjektit juridik, dhe të punësuarës M.M. (27), të dyja nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “Shërbimi i pijeve alkoolike fëmijës”.

Më 26.05.2025, pas një denoncimi të mëparshëm nga Qendra Mjekësore e Strugës se në spital ishin sjellë dy të mitur me shenja helmimi nga alkooli, nëpunësit policorë ndërmorën masa dhe konstatuan se në dyqan fëmijëve nuk u ishte kërkuar dokument identifikimi, duke u lejuar blerja e pijeve alkoolike, në kundërshtim me ligjin.

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për veprime të mëtejshme ligjore.TS