SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër M.A. (55) nga Vinica, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.
Më 29.06.2025, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pekljanit” në rrugën rajonale 1304 në Vinicë, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nëpunësit policorë që ndodheshin në vendngjarje duke kryer detyrat e tyre zyrtare.
Ndaj tij janë ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore dhe rasti i është dorëzuar autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme.TS