Sot (20.07.) në ora 03:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria E.N.I. (18) me qëndrim të përkohshëm në Danimarkë. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.