Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.M. (48) nga Bogdanci, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shpërndarja e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave zyrtare, më 26 shkurt 2025, në Bogdanci, nëpunësit policorë e kanë kapur M.M. në flagrancë, duke shitur lëndë narkotike të llojit amfetaminë një personi tjetër nga i njëjti qytet.
Droga është sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa ndaj M.M. janë ndërmarrë të gjitha masat procedurale të parashikuara me ligj.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa hetimet për rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së narkotikëve në zonën e Bogdancit vijojnë.
Ky rast rikthen vëmendjen tek lufta kundër shpërndarjes së substancave të rrezikshme në vend, duke ngritur pyetje mbi shkallën e përhapjes së tyre edhe në qytete të vogla si Bogdanci.TS