Mëngjesin e 29 korrikut 2025, rreth orës 08:45, në autostradën Gostivar – Tetovë, pranë kyçjes së Kamjanit, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Audi” me targa zvicerane, i cili po lëvizte me shpejtësi ekstreme prej 176 km/h, në një zonë ku kufiri i lejuar është 80 km/h.

Vozitësi, M.T. (58) nga fshati Tatesh i Epërm i Strugës, u ndalua nga patrulla e Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor – Tetovë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, që parasheh masa për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.

Policia e Tetovës thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rrepta për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në trafik.TS

Ask ChatGPT