Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër M.K. (55) nga Gjevgjelia, i cili është i dënuar dhe ndodhet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Prilepit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ngjarja ka ndodhur më 04 prill 2025, kur gjatë hyrjes së tij në ambientet e burgut, u ushtrua kontroll i detajuar fizik, gjatë të cilit policia penitenciare gjeti dhe sekuestrua një sasi marihuane të fshehur në posedim të tij.

Droga u sekuestrua menjëherë dhe materialet u dorëzuan për analizë laboratorike, ndërsa ndaj të dyshuarit u aktivizuan procedurat ligjore për ndjekje penale.

SPB Manastir ka njoftuar se kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike, e cila do të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Ky rast hedh dritë mbi tentativat për futjen e drogave brenda institucioneve të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit, një dukuri që vazhdon të jetë shqetësuese për autoritetet penale dhe të sigurisë në vend.TS