Bilall Kasami tha se nga fundi i këtij muaji, VLEN do të dalë me informacione për ndarjen dhe kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale. Kasami tha se liderët e VLEN-it janë në komunikim të vazhdueshëm, dhe se një takim për të diskutuar anketat do ta kenë edhe gjatë ditës së sotme, ndërkaq theksoi se Izet Mexhiti gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët, që të kandidojë për kryetar të komunës së Çairit.
“Sa i përket z.Mexhiti. Po është fakt që në komunën e Çairit, edhe pse në sondazhe kemi pasur edhe kandidatë të tjerë, të cilët po ashtu dalin mirë në sondazhe përballë kandidatëve të opozitës. Ka preferenca të qytetarëve që janë shumë më të fuqishme për z.Mexhiti, kështu që jemi në diskutim dhe në analizë edhe…ta analizojmë edhe mundësinë që z.Mexhiti të kandidojë për Çair”, tha Kasami.