800 mijë euro donacion nga Serbia ka pranuar krytari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Për porfesorin universitar, Zeqirja Rexhepi kjo është gabim shumë i madh dhe i rëndë i një kryetari shqiptar.
“Këto ditë kuptova se, kryetari i komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami paska pranuar një donacion nga Serbia, prej 800.000 EURO!
Gabim shumë i rëndë i një kryetari shqiptar!
Nga Serbia që ka kryer gjenocid ndaj popujve tjerë nuk duhet pranuar asnjë far donacioni deri sa ai vend të pranojë se ka kryer gjenocid ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve!” ka shkruar Prof. Dr. Zeqirja REXHEPI.
Nga ana tjetër pas këtij donacioni kanë reaguar edhe shoqatat shqiptare, madje kryeministri Mickovski nuk e la të përgjigjet kryetarin Bilall Kasami për këtë donacion të Serbisë. /TS/