Këngë, valle, orë letrare, aktivitete sportive, ekspozita artistike, prezantim i veturave old timer dhe luksoze, netë filmi nën qiell të hapur dhe shumëçka tjetër – ky është programi i pasur i manifestimit “Tetova n’festë”, që po e shndërron qytetin në një epiqendër të gjallërisë kulturore dhe argëtimit veror.

Vera tetovare ka nisur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke sjellë në çdo mbrëmje emocione të reja dhe atmosferë festive në sheshet, rrugët dhe hapësirat publike të Tetovës.

Përmes këtij organizimi, synohet promovimi i kulturës vendore, talentit të të rinjve, artit urban, por edhe turizmit dhe identitetit qytetar. Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit korrik dhe gusht, duke ofruar për çdo moshë diçka të veçantë për të përjetuar.

“Tetova n’festë” – një verë ndryshe, me zemër të hapur për të gjithë!