Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ndarjen e tij nga BDI e kishte nisur me luftë kundër Artan Grubit për gjoja kazinotë e shumta por edhe pse e kritikoi, sërish veproi si Grubi: Ligji i ri i qeverisë që sot Mexhiti e arsyetoi në konferencë i largon vetëm aparatet elektronike të kazinove 500 metra nga shkollat, dhe nuk i mbyll ato.

Edhe pse sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte Artan Grubin se nuk po i mbyll lojërat e fatit, por vetëm po i largon nga objektet shkollore, Izet Mexhiti me ardhjen në pushtet, po vepron njëjtë si ai.

Në bazë të ndryshimeve ligjore të miratuara nga koalicioni VLEN, kuptohet se “500 metra nga shkollat largohen vetëm aparatet e kazinove, bastoret dhe kazinotë mbeten”.

Me këtë kuptojmë se nuk po mbahet premtimi me të cilin erdhi në pushtet Mexhiti që do t’i mbyll në tërësi objektet e lojërave të fatit, dhe se nuk do të veprojë njëjtë si BDI – që t’i largojë 500 metra.