Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.K. (45) nga Kërçova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 në territorin e Kërçovës, i denoncuari ka ndërtuar një objekt ndihmës në tokë bujqësore me leje për vendosje të përkohshme të produkteve bujqësore. Megjithatë, në kundërshtim me destinimin e lejuar, objekti është përdorur për kremtime dhe solemnitete të ndryshme, duke bërë kështu ridestinim të paligjshëm të ndërtesës.

Rasti është dokumentuar nga autoritetet përkatëse dhe kallëzimi penal është dorëzuar për ndjekje të mëtejshme ligjore.TS