Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Xh.J. (60) nga fshati Zajas, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës”.

Më 07.05.2025, në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, nëpunësit policorë e kanë konstatuar duke ushtruar transport publik të udhëtarëve me automjet pa licencë për transportin komunal në komunikacionin rrugor të brendshëm.

Hetimet dhe masat ligjore janë në vazhdim.TS