Ndaj rikthimit të pllakës së Qosetos në Shkup, nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, ka reaguar këshilltarja e BDI-së.

Shpresa Bediji Çilafi thotë se asnjëherë nuk e ka përkrahur vendosjen e Qosetos, pasi siç thotë, për shqiptarët ai është “simbol i dhunës, vrasjeve politike dhe mungesës së tolerancës etnike”.

“ Qëndrim i qartë dhe i palëkundur.
Si këshilltare në Qytetin e Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, asnjëherë nuk kam përkrahur vendosjen e pllakës përkujtimore të Andon Lazov Janev – Qoseto, dhe vazhdoj të qëndroj në atë qëndrim.
❗Qoseto, ndonëse për disa shihet si “luftëtar i kauzës”, për shumë të tjerë – sidomos për komunitetet që kanë përjetuar represion dhe përpjekje për asimilim – është simbol i dhunës, vrasjeve politike dhe mungesës së tolerancës etnike.
Vendosja e një pllake përkujtimore në zemër të Shkupit për një figurë kaq kontroverse, nuk bashkon – përkundrazi, thellon ndasitë ndëretnike dhe cenon harmoninë qytetare.
Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një Shkup të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët”, thotë në reagim Bediji Çilafi.Nezrane