Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës mbajti një konferencë shtypi në Pekin të hënën, lidhur me arritjet në forcimin e sektorit të transportit të vendit gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).
Gjatësia totale e shinave hekurudhore me shpejtësi të lartë në Kinë u zgjerua me 10.000 km nga viti 2021 deri në vitin 2024, tha të hënën një zyrtar i transporteve.
Gjatësia totale operative e linjave hekurudhore të Kinës arriti në 162.000 km gjatë kësaj periudhe, tha Ministri i Transportit Liu Wei gjatë konferencës për shtyp.