Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dështimit të 40-të me radhë të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke fajësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokadën politike.
Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është bërë e qartë se përgjegjësia për krizën bie mbi Kurtin, njofton Klankosova.tv.
“Bllokada ka emër: Albin Kurti. Nëse nuk e ndalim, prej 40 do të bëhen 400 dështime, deri në shkatërrimin total të shtetit”, shkroi ai.
Ai paralajmëroi se do të protestojë sërish para Kuvendit, duke e quajtur këtë veprim si një “mision për të çuar deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues”, transmeton Klankosova.tv.