Kompania farmaceutike Alkaloid në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 ka regjistruar shitje mbi 164 milion euro, prej të cilave 108 milion. Kompania ka njoftuar se gjatë periudhës janar-qershor ka investuar mbi 10 milion euro, ndërsa janë bërë 21 punësime të reja. Trendi i tillë sipas planit të biznesit që ka miratuar bordi, pritet të vazhdon deri në fund të vitit, me një rritje të theksuar në pjesën e eksportit. Investimet do të fokusohen në kapacitetet e reja të kompanisë, ndërsa fokus do t’i kushtohet edhe punësimeve të reja.