Gjatë fundjavës së kaluar (26–27 korrik 2025), policia rrugore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar gjithsej 1,148 shkelje të rregullave të trafikut, si pjesë e kontrolleve të rregullta të realizuara nga njësitë e sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit.

“Prej tyre, 458 shkelje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave zyrtare:

128 shoferë janë ndaluar duke drejtuar automjete pa patentë shoferi;
115 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni pas testit pozitiv në alkool;
46 motoristë janë sanksionuar për mungesë të helmetës mbrojtëse.
Përveç kësaj, janë konstatuar edhe:

175 raste të parkimeve të palejuara,
28 persona pa rrip sigurimi,
17 drejtues duke përdorur celularin gjatë vozitjes,
3 shoferë që kanë kaluar në semafor të kuq,
3 drejtues të trotinetëve elektrikë dhe 2 këmbësorë janë gjobitur për shkelje.
Në bazë të Ligjit për automjete:

31 automjete janë larguar nga komunikacioni pasi kanë rezultuar të paregjistruara,
3 mjete janë përjashtuar për shkak të problemeve teknike.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat rrugore dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin përfundimtar të MPB-së.