Një person është arrestuar për përdorim të armëve në një aheng familjar në Mramor të Prishtinës.
“Sot rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në fshatin Mramor, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.
“Hetuesit policor të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët”, thuhej më tej.
Në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.