Skënder MULLIQI

Termi sadizëm ka disa kuptime.Njeri kuptim është prirja e theksuar për tu shkaktuar të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha.A nuk ngjasojnë në sadist politikë këta kuvendarë që edhe për të 40 herë dështojnë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, thua së është fundi i botës.Ne po numërojmë mbrapshtë ditët, javët dhe muajit e fundit të kësaj gjendje të pa shpresë politike të krijuar dhunshëm nga dhunuesit e politikës në Kosovë.Kjo pabesi dhe ky maskarallëk politikë do të lë gjurmë të thella në historinë shqiptare, si një e keqe e madhe.Historia ka të bëjë me mënyrën e mbrojtjes së vlerave kushtetuese dhe vlerave që lidhen me Luftën për Atdhe.Kështu siq po veprojnë këta kuvendarë të dalë më ka krejtë boje,janë fyerje e devotshmërisë dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës.Po hudhën poshtë patriotizmi , vlerat politike dhe kontributi i përbashkët në ndërtimin e shtetit.Po thyhet edhe forca morale për mbrojtën e shtetit dhe të kombit .Kjo çka po ndodhë është sulm dhe pafuqi përballë forcës së unitetit politik dhe të unitetit të popullit.Këta po duken si fallanga .Nuk ka së si të mendohet ndryshe pas gjithë kësaj odisejade të pa kuptimtë në sallën e Kuvendit të Kosovës.Kuvendin po e përdorin sot si një perde tymi për të mbuluar paftësinë , manipulimet dhe shumë të liga të tjera që I kan bërë .Kjo çka po shohim është edhe labotomi ideologjike -krim kunder shpirtit dhe mendjës.Ata turpin midis Kuvendit e kan shëndrruar në festë!Po festojnë marritë e tyre , privimin edhe nga të drejatat elementare njerëzore .Ata po bëhën “vrasësit politikë ” të popullit të tyre.Kësaj i thonë “sadizëm e pa parë kombëtar”.Kjo nuk është rrugë që na trason kah Evropa e Bashkuar.Kjo është rrugë e kaosit politikë dhe e ferrit!Shëmbull të tillë të keq si të këtyre kuvendarëve tanë, zor që mund të gjënë dikush në ndonjë shtet demokratik …