Kryetar Kuvendi dhe njeri më të mirë se Afrim Gashi nuk mund të gjeshë jo vetëm te ne por edhe në rajon

Ejup Berisha
Tek len dielli e preron hana Kryetar Kuvendi si Afrimi nuk ban më nana. Kjo është mëse e vërtetë dhe prapa këtyre fjalëve të thëna nga unë autori i këtij shkrimi qëndroj fuqishëm mbrapa. Pra është mëse e vërtetë dhe e saktë se njeri të zgjuar, të zotë, të përkushtuar, të edukuar, të matur e të qete nuk ka pasur asnjëherë në kreun e organit më të lartë ligjvë
nës të RMV-së. Për këtë arsye të gjithë shqiptarët e këtij vendi duhet të jemi krenar apo duhet të jemi të lumtur që e kemi një Kryetar të tillë Kuvendi dhe atë
me të gjitha vyrtytet pozitive profesionale dhe njerezore siç i posedon Afrimi. Duhet të theksoj se këtë njeri e njoh që nga viti 1994 dhe i njejti nuk ka ndryshuar asnjëher për të keq por vetëm për të mirë. Afrimi edhe gjatë kohës sa ishte Lider i Alternativës edhe sa ishte deputet por edhe tani kur është i pari i Kuvendit i njejti vazhdon të bëhet akoma më i sjellshëm, më i urtë, më i matur dhe më njerzor. Duhet theksuar se shumkushin postet e larta shtetërore e ndryshojnë për të keq vetëm te Afrim Gashi ndodh e kundërta ky ndryshon por vetëmse në aspekt pozitiv. Kjo e rrëzon atë bindjen që egziston gjatë kohë ndër njerëz se të gjithë ata individ që angazhohen në politikë pas pak kohësh e ndryshojnë persalitetin dhe karakterin e tyre për të keq. Pra kur flasim për Afrimin ndodhë e kundërta. Gashi vazhdon dhe do të vazhdojë të ndryshon vetëmse për të mirë dhe i njëjti do të jetë shembull pozitiv për të gjithë. Pra funkcionar të nderuar shtetror behuni si Afrimi persoanlitete pozitive dhe të afërta me ata që ua kanë mundësuar postet dhe pozitat e larta shtetërore që i keni pra me qytetarët. Pa përkrahejn dhe mbeshtetjen e të cilëve nuk do të ishit aty ku jeni. Bëhuni falenderues dhe mirnjohës siç është Afrim Gashi Kryetari i ynë më I miri i Kuvendit.