Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, sot ka dorëzuar 23 vendime pune për kuadro arsimore në institucionet edukativo-arsimore të komunës.
Vendimet janë ndarë për:
Çerdhen “Fatosat”
Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”
Shkollën fillore “Abdyl Frashëri”
Shkollën fillore “Bajram Shabani”
Sipas kryetarit Ibrahimi, ky është një hap i rëndësishëm për përforcimin e sistemit arsimor në Haraçinë dhe dëshmon se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të mandatit aktual.
“Faleminderit të gjithë arsimtarëve për përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj,” u shpreh kryetari Ibrahimi, duke nënvizuar se komuna do të vazhdojë të mbështesë arsimin si bazë të zhvillimit të shoqërisë.