Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, z. Afrim Gashi. Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat do të informoheni me kohë”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Kujtojmë se Dimitrovska është e përfshirë në rast gjyqësor për shkak të dyshimit se ka shpërndarë “sekret zyrtar”.