Edhe pse dekadën e fundit dukshëm është rritur siguria e ushqimit që konsumojnë banorët në vend, megjithatë rreziku gjithmonë ekziston që për helmim nga bakteret e ndryshme. Në këtë periudhë rreziku vjen edhe nga papastërtia dhe mosmbajtja e higjienës personale, por edhe të ushqimeve të cilët nuk mbahen në frigorifer.

Nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë thonë se duhet t`ju përmbahemi rregullave kryesore. “Pastaj, ushqimi i përgatitur duhet të ruhet veçmas nga ushqimi tjetër sepse mund të ndodhë kontaminimi i kryqëzuar dhe bakteret kalojnë nga njëri ushqim në ushqimin tjetër dhe mund të ndodhë helmim i keq. Rregulla tjetër është ushqimi të ruhet në temperaturë adekuate dhe ushqimi i zier të konsumohet brenda një ore ose të ruhet në frigorifer. Krahas ruajtjes së ushqimit në temperaturë adekuate edhe përgatitja të bëhet në temperaturë adekuate. Pra, zona komode e zhvillimit të baktereve është në mes të temperaturës prej 5 gradë deri në 60 gradë, kurse ndër 5 gradë dhe mbi 60 gradë ata zhduken”, deklaroi Ratko Davidovski, mjek në Institutit për Shëndet Publik në Tetovë.

Krahas kësaj, sipas mjekut Ratko Davidovski, kujdes i shtuar duhet t`i jepet ujit me të cilin përgatitet ushqimi, i cili sipas tij, duhet të jetë të jetë i pastër si në aspektin bakteriologjik po ashtu edhe në aspektin kimik dhe fizik. Por, hapja e restoranteve në vende rurale ku uji nuk është i mirë, atëherë mund të ketë edhe probleme gjatë konsumimit të ushqimit, i cili është përgatitur me ujë jo të pastër.

“Në vendet rurale janë hapur shumë restorante, ku uji nga ujësjellësi nuk është i mirë, nuk është i pijshëm. Tani, higjiena personale e atyre që e përgatisin nuk është në nivel shkaku i ujit jo të mirë, por më kryesorja edhe uji me të cilin përgatitet ushqimet nuk është i mirë. Po ashtu ne marrim sallatë të konsumojmë, e cila është përgatitur me ujë jo të mirë. Këtu ekziston rreziku për të pasur helmime”, tha Davidovski.

Nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë thonë se deri më tani situata është mirë dhe nuk ka raportime për helmime, ndërsa nënvizohet fakti se edhe operatorët që bëjnë distribuimin e ushqimit janë më të kujdesshëm dhe u përmbahen udhëzimeve të HASAP sistemit. Mjeku Davidoski nënvizon se brenda këtyre dy dekadave të kaluara, janë bërë hapa të mëdhenj për sa i përket sigurisë së ushqimit dhe nuk ka helmime masive. Ai apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm edhe me pemët dhe perimet që konsumohen në këtë kohë. (koha.mk)