Më 16.07.2025 në orën 19.40, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria T.B. (44) nga Kumanova për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive dhe u ishte kërcënuar nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare dhe mbante me vete një send të mprehtë. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.