SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.J. (31) nga Kumanova dhe një personi juridik nga i njëjti qytet, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj”.
Më 08.02.2025, gjatë kontrollit në subjektin juridik, është konstatuar se po bëhej shitja e mbi 213 llojeve të mallrave të tekstilit me marka të falsifikuara, me shenja mbrojtëse të markave tregtare, të cilat i denoncuari i parë i kishte siguruar nga një shtet tjetër pa dokumentacion adekuat.
Autoritetet po vijojnë me hetimet dhe masat përkatëse ligjore.