Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.
Nga Dijana TOSKA
Na kanë lodhur me krenarinë tonë të lashtësisë.
Çdo krizë politike e morale e përballojmë me një fjali të vetme: “Jemi një ndër popujt më të lashtë në botë!”
Ne lindëm bashkë me diellin, tokën, Evën e Adamin i dhamë botës alfabetin, pastaj i rrezistuam të gjitha furtunave historike ngase ishim trima legjendarë, pastaj na doli se gjatë studimit të evoluimit të specieve dhe njerëzimit në përgjithësi në ADN tona, informacioni gjenetik (te një pjesë e jona) na veçon për Kurvëri.
Prandaj, sot “të jesh kurvë” nuk është më ofendim, është strategji.
Është formulë për mbijetesë politike, për karrierë multiinstitucionale e shvaleraj mediatik.
Kur i shet idealet për një karrige, kur i ndërron bindjet si çorapet e bardha sipas sondazheve, kur nënshkruan marrëveshje e nuk i respekton kurrë, kur ligjet trajtohen si oferta, e drejtësia si monopol, kur postet kalkulohen me monedha brenda një martese qeveritare, atëherë nuk je më politikan.
Je kurvë me mandat.
Sot, nuk ka më ideologji, bindje, program apo profesionalizëm e meritokraci.
Sot, ka treg, ka klientë dhe ka çmime, varësisht nga aftësia për tu shitur.
Dhe kush nuk e shet veten, mbetet jashtë tregut, pa çmim, pa vlerë dhe mbetet kërkushi.
Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.
Dhe qeshin me zë të lartë kur i pyet kush se cili është çmimi i shërbimeve të tyre në një shtëpi publike me emrin Shtet.
Dhe ne, populli i lashtë pellazgo-ilir, nuk reagojmë, kemi bërë kompromis me moralin duke e pranuar kurvërinë si kulturë shtetërore. Por, edhe nëse ndodhë të reagojmë e protesojmë, këtë nuk e bëjmë pse udhëhiqemi nga idealet etike e qytetare, por pse ende mundohemi t’i mbrojmë standardet false që na i imponon kjo kurvëri politike. Si klientë të rregullt, të përdorur e të heshtur në vazhdimësi kemi paguar çmimin më të shtrejtë, herë me djersën e ballit e diku edhe me ate të shpinës pa kërkuar hesape e as kusur.
Në këtë bordello moderne që quhet qeverisje demokratike, ne kemi mbetur të vjetër, jo të mençur.
Kurvëria na është bërë pjesë e mendësisë!
Shkup, 18 korrik 2025