Ismail Kadare dikur shkroi
“Zogu, Noli dhe Konica ishin armiq të përbetuar, por kur lindte nevoja bëheshin miq të pandarë.”
Ne nuk kemi vuajtur nga mungesa e njerëzve të zotë, por nga paaftësia e tyre për të qëndruar bashkë edhe kur koha i lutej për bashkim.

Kandidatë shqiptarë pritet të garojnë kundër njëri-tjetrit. Secili me kalkulimet e veta, secili me bindjen se ka të drejtë, secili duke parë më shumë veten sesa qytetin. Në vend që të jenë zgjidhje ata po kthehen në pasqyra që reflektojnë egon e vet, por jo nevojat e popullit.

Dhe qyteti? Qyteti rezikon të ngjaj në një anije pa busull, që mund të devijojë nga rruga drejt një kahu që asnjë prej nesh nuk e do.

Kjo nuk është demokraci e shëndetshme, as pluralizëm. Është një formë e egokracisë kur ambicia personale mbizotëron mbi interesin kolektive apo egoja mbi arsyen.
Kur shqiptarët e shumicës ndahen, ata nuk janë më shumicë. Këtë e dinë të gjithë, edhe ata që heshtin,si pasoj e egokracisë ku
njëri nga kandidatët do të rikthehet në pushtet, tjetri kërkon ta forcojë, e tjerti është i bindur se është i vetmi i drejtë.
Dhe populli?
Populli është i lodhur, i ndarë mes simpatisë dhe dëshpërimit. I kthyer në spektator të një tragjikomedie politike, ku aktorët harrojnë se pa publik nuk ka skenë.

Fitorja nuk vendoset nga logot e partive, por nga vetëdija e qytetarit.
Nëse qytetari voton si tifoz, ai s’zgjedh udhëheqës ai zgjedh idhull. Nëse voton si mendimtar, zgjedh të ardhmen.

Sot nuk kemi nevojë për fraksione krenarie, por për bashkim përgjegjësie.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com