Në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nderoi jetë avokati Irfan Xhelili nga Tetova.
Irfan Xhelili i lindur m 14 shtator 1959 në Tetovë. Shkollën fillore dhe atë mesme e ka kryer në Tetovë, Fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa provimin e Jurisprudencës të avokaturës në Shkup. Fillimisht ka punuar si praktikant tek prindi i tij Hamza Xhelili I cili ishte avokat, ndërsa nga viti 1995 ka punuar në zyrën e tij si avokat deri në vitin 2024 kur edhe u pensionua .
Irfan Xhelili është sekretari i pare i klubit të futbollit Shkëndija që nga rithemelimi I këtij klubi në vitin 1991. Ai ishte simpatizanti më I flaktë I klubit të futbollit Shkëndija të Tetovës.
Varrimi i të ndjerit Irfan Xhelili do të bëhet të dielën pas namazit të drekës tek varrezat e reja qytetit në Tetovë