Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kërkohen për përfshirjen në veprën “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë, rrugë dhe teksti