Medai Shaholli

Skandal pas skandali, Bili i vockël s’ka të ndalur.
Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë € euro për qytetin e Tetovës nga një kompani e huaj, por që nuk e tregoi burimin e investitorit dhe as kompaninë.

Më tej po merret vesh nga burime të mirë informuara se bota serbe po investon në gjimnazin që mban emrin e vëllait të tyre “Kiril Pejçinoviq”, për të cilin kohë më parë fanatiku religjioz Bili, kishte premtuar se do t’i fironte nga faqja e dheut emrat e shkollave dhe rrugëve që mbajnë emra të komunizmit jugosllav!
Por, më vonë pas ndërhyrjes se kryekomitit Micko, vasali i vockël Bili ndryshoi mendim dhe iu bind despotit të tij, se asnjë rrugë dhe asnjë shkolle nuk do ia ndryshojë emrat!!!

Përkundrazi, Bili i vockël me sherrin e madh po sjell në Tetovë botën serbe dhe për më tepër, sipas gojëve të liga thonë se ka bërë një marrëveshje me komitët e Mickos në Tetovë që të ndërtoj një kishë për qejfin e tyre!
Ky është Bili i vockël me sherrin e madh që po sjell “ndryshimin” në Tetovë me investime të botës serbe!