Prej disa dekadash e këndej e deri te plasja e luftërave këtu
afër,në mes të superfuqive ushtarake,nëpër faqet e shtypit
Botëror si dhe tek tanët lajmet gazetareske e vërshuan ekspres
eterin informativ u mbush me lajme senzacionale lajme të
verifikuara shumica të pa verifikuara.Artikuj dhe raporte të
plasuara nga amatorë pa eksperiencë,në dallim nga gazetarët me
përvoja paraprake të cilët ishin prezent në mes vatrave të
krizave,edhe shumica humbën jetën,njihen si gazetar me
eksperiencë profesionale eksplorative dhe investigative,që në
menyrë objektive do të pasqyronin realitetin e zymtë në të cilin
është katandisur Bota.Sakrificat e tyre e pasurojnë cilësinë e jetës
së përbashkët.Në vend të kësaj jemi të bombarduar me shkrime
senzancionale të formateve fantazmagorike,të cilat përveç se na
ngazëllejne instiktet e egra,sepse si më duket se kënaqemi me
ndodhitë katastrofike gjersa humbet e jeta e fëmijëve grave dhe
rinisë.Asgjë nuk kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes mbi
përgjegjësinë kolektive dhe individuale kundruall krizës së thellë
politike,ekonomike,sociale,psikologjike,humane dhe sidomos asaj
solidare.Të meremi vesht,misioni dhe detyra parësore e
gazetarëve,publicistëve dhe atyre që për profesion vehtes ja kanë
detyruar të shkruarit,si aktivitet më të sofistikuar intelektual,është
pasqyrimi sa më real i dukurive dhe fenomeneve
shoqërore.Përceptimi dhe kuptimi rrënjësor i kataklizmës sonë
për vatrat e krizave të armatosura në luftrat e pakumptimta
ubikvitare nuk mund të procedohet përmes performancave mitike
mbi fushëbetejat dhe heronjtë të hiperbolizuar ose heroizmave të
udhëheqësve Gjenerala për të ngritur ndonjë hero të betejës
mbrapa skenave.Lajmet nga tereni medomos të filtrohen dhe t’u
jepek karakter logjik derisa të dale në faqet e para si lajm
senzacional pa karakter komercial.Pëkundrazi duhet thënë dhe
treguar troç në sy,pa kozmetike manipulative dhe pa prapavije
intrigante.Duhet pra kërkuar dhe hulumtuar në detaje
përgjegjësinë e atyre që janë më të thirur në menaxhimin e
çështjeve me interes global,kurse për çdo keqpërdorues dhe

shkelës të kodeksit gazetarik të jepet fatktografi relevante.
Kështu,siç na kanë anestezuar gazetat dhe portalet
elektronike,dalngadalë do të besojmë se edhe Gomeri
fluturon,pretendojnë duke e pregaditur terenin për të shpallur më
pastaj edhe luftënxitësit dhe kriminelët ordiner si laureat dhe
fituest të çmimeve dhe mirënjohjeve më të larta nga sfera e
paqes.Tekefundit ky inversion total i sistemit të vlersimit dhe
stratifikimit social do të jetë edhe mikrobi toksemik i perspektivës
dhe zhvillimit informativ global apo nacional. Nuk qëndron
konstatimi se groposjen e ardhmëris se fëmijëve tanë na e bëjnë
luftat dhe tërmetet në vendet tejoqeanike,ashtu siç pledojnë
autorët e shkrimeve editoriale të njejtat përkundrazi janë dhe
shihen në pikë të drekës në raportet hostile ndërpersonale
transakcionet koruptive mashtrimet e çdoditëshme nëpër
institucione abuzimet djallëzore nëpër shërbimet publike e kështu
me rradhë.Poqese këto dhe shumë dukuri negative nuk i njollos
penda e atyre që dinë të shkruajnë, atëher edhe veprimtaria juaj
fisnike, të nderuar pararendës së fjalës së lirë,do të shëndrohet
në zanatin e tellallëve të katundit.
Nexhat Bexheti