Fundjava dhe temperaturat e larta padyshim bëjnë që një numër i madh qytetarësh të nxitojnë drejt Greqisë fqinje, drejt detit.
LAMM raporton për gjendjen e rrugëve këtë mëngjes.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Në pikën kufitare Tabanocë, koha e pritjes është 35 minuta, në pikën kufitare Dojran, koha e pritjes është 15-25 minuta, dhe në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje është 15 minuta, dhe për dalje nga vendi, koha e pritjes është 45 minuta.
Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Është në fuqi ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda, nga 1 korriku deri më 31 gusht, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.