Limani dhe Velkovski: Vizionin tonë për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse e realizuam përmes masave konkrete

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe zëvendësministri Gjoko Velkovski e prezantuan Raportin Vjetor mbi punën e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Në prezantimet e tyre, ata theksuan se gjatë vitit të kaluar, pavarësisht përballjes me sfida të shumta, u iniciuan dhe u zbatuan reforma dhe projekte specifike që synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve, veçanërisht të kategorive të cenuara, të rinjve dhe familjeve.
Më poshtë janë prezantimet e tyre:
„Kemi punuar me përkushtim për realizimin e vizionit tonë, i cili është ndërtimi i një shoqërie të bazuar në mundësi të barabarta, drejtësi sociale dhe gjithëpërfshirje.
Vizionin tonë për një shoqëri të drejtë inkluzive e kemi realizuar përmes masave konkrete.
Filluam duke rritur pensionet – mbi 330,000 pensionistë morën pensione më të larta prej 5,000 denarësh.
Ministria u bë institucioni i parë publik me një faqe interneti plotësisht të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me standardet europiane.
Në fushën e arsimit (edukimit) parashkollor, ne iu përgjigjëm nevojës për kapacitete të reja.
Në kuadër të dy thirrjeve publike nga Qeveria për ndërtimin dhe rikonstruktimin e kopshteve dhe objekteve nën juridiksionin e Ministrisë, u financuan 4 projekte në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 u shqyrtuan 11 projekte – 6 prej të cilave kanë dokumentacion të plotë.
Aktualisht, janë përfunduar mbi 15 projekte për ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve që do të ofrojnë përkujdesje për 1.500 fëmijë, shtuar çerdhen në Cair me kapacitet 350.
Deri në fund të vitit 2025, do të hapen mbi 11 objekte të reja me kapacitet mbi 1.100 fëmijë.
Në kuadër të angazhimit tonë për përmirësimin e kapaciteteve kadrovike, deri më tani kemi siguruar rreth 550 punësime të reja në kopshtet e fëmijëve, 120 pëlqime për punsime në institucionet publike për mbrojtje sociale, 100 punësime në Qendrat për Punë Sociale, si dhe 65 punësime dhe avancime në Ministri.Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve parashikohet pagë e drejtë për drejtorët e institucioneve publike.
Është futur gjithashtu mundësia e dhënies së provimit profesional në gjuhët që e flasin 20% e popullatës – që është një hap drejt një përfshirjeje më të madhe.
Po punojmë intensivisht në një numër nismash të rëndësishme që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve, duke përfshirë:
-Zbatimin e Garancisë Europiane për Fëmijë, me theks në aksesin e barabartë në shërbimet bazë për fëmijët më të rrezikuar,
-Zhvillimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve (2025–2029), si një dokument strategjik për promovimin e të drejtave të fëmijëve,
-Avancimin e sistemit të kujdesit familjar, duke hapur Qendra të reja për mbështetjen e familjeve kujdestare,
Investojmë gjithashtu në sistemin e kujdesit për të moshuarit.
Në këtë drejtim, duke zgjeruar kapacitetin e Shtëpisë së Pleqve Dr. Ivan Vlashki në Berovë, është mundësuar pranimi i 28 përfituesve të rinj.
Punojmë për ndërtimin, rikonstruktimin dhe sigurimin e pajisjeve për shtëpitë në Probishtip, Kavadar, Kriva Pallankë, Koçan dhe Kumanovë. Kjo nënkupton përkujdesje për rreth 200 të moshuar.
Pas më shumë se gjashtë dekadash, Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve – Shkup, në vendbanimin Fushë-Tophanë, do të ketë kushte pune të modernizuara, duke mundësuar shërbime sociale më të mira dhe më të arritshme për personat me aftësi të kufizuara.
Me mbështetjen financiare të pakthyeshme prej 1.6 milion eurosh përmes Programit të Përfshirjes IPA 2 të BE-së, Enti po transformohet në një Qendër burimesh që do të ofrojë shërbime të ndryshme, duke përfshirë kujdesin ditor për grupmoshat e ndryshme, shërbimet e parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme, si dhe shërbime të rehabilitimit për zhvillimin e shkathtësive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së përfituesve.
Aktivitetet përgatitore për transformimin e institucioneve publike për ofrimin e shërbimeve sociale në komunitet kanë filluar edhe “Enti Special Demir Kapi” dhe Enti i Rehabilitimit “Banja Bansko”-Strumicë.
Kaosi i krijuar në sistemin e mbrojtjes sociale në vitet e fundit e zgjodhëm me një zgjidhje të re softuerike për administrimin e integruar të të drejtave monetare, shërbimeve sociale dhe autorizimeve publike.
Softueri u mundëson profesionistëve në Qendrat Sociale të digjitalizojnë punën për të sigurur informacion të plotë në lidhje me të drejtat dhe shërbimet që i shfrytëzon një amvisëri.
Me këtë mundësohet identifikimi i rreziqeve dhe nevojat në nivel familjeje, e jo si deri tani në mënyrë individuale pa marrë parasysh situatën, në të cilën ndodhen anëtarët e një familjeje.
Punojmë në krijimin e sistemit të unifikuar, për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, si dhe krijimin e Drejtorisë, e cila do të udheheqë Regjistrin e Sigurimit të Detyrueshëm Social dhe zhvillimin e tij. Jemi të përkushtuar edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale. Me mbështetjen e BE-së, ka filluar projekti për standardizimin dhe vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në komunitet.
Reforma në mbrojtjen sociale nënkupton mbështetjen e kategorive më të cenueshme përmes të drejtave monetare, por në të njëjtën kohë fuqizimin dhe largimin e tyre nga sistemi dhe aktivizimin e po të njëjtëve në tregun e punës.
Prandaj, kemi filluar mentorimin social për aktivizimin në tregun e punës të 120 përfituesve të ndihmës së garantuar minimale.
Gjithashtu kemi filluar mentorimin social për përfshirjen e personave të cenueshëm në tregun e punës.
Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara është në fazën përfundimtare, sepse gjithëpërfshirja është misioni ynë.
Në periudhë një vjecare, u lidhën 83 Kontrata Administrative për shërbime në shtëpi dhe komunitet, me komuna dhe ofrues të licencuar të shërbimeve sociale.
Ndërsa u ndanë 26 grante për 26 komuna në partneritet me ofruesit e shërbimeve sociale përmes Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Sociale.
Është miratuar Strategjia e re për Romët 2022-2030, duke i nënvizuar këto fusha: strehim, shëndetësi, përfshirje sociale dhe arsim.
Në vitin shkollor 2024/2025, numri i fëmijëve romë të regjistruar në institucionet publike të kujdesit për fëmijë në nivel kombëtar është 472 fëmijë, nga të cilët rreth 150 janë me lirim nga participimi.
Një hap i madh është bërë në ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike përmes Qendrës së Burimeve për Krijimin e Politikave të Përgjegjshme Gjinore dhe Buxhetim.
Në vitin 2024 janë zbatuar 21 trajnime, ku morën pjesë gjithsej 507 persona, nga të cilët 454 ishin gra dhe 53 burra.
Organizuam Shkollën e Parë Verore Kombëtare Rinore për Përfshirjen Sociale, në bashkëpunim me GIZ. Shpresojmë të bëhet traditë dhe të rritet numri i të rinjve pjesmrrës në këtë aktivitet verorë.
Shpallëm Thirrjen e Çmimit për Pjesëmarrjen e të Rinjve që synon të njohë dhe vlerësojë publikisht punën, përkushtimin dhe ndikimin e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.
E filluam edhe procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit të të rinjve në Zyrën Administrative të RIKO-s (RYCO).
Është përmbushur Detyrimi nga Ligji për Pjesëmarrje dhe Politika Rinore për të krijuar Qendër Kërkimore.
Brenda Sektorit të të rinjve është formuar Njësia që do të merret me aktivitete kërkimore në fushën e politikave rinore dhe të rinjve.
Planifikojmë të marrim përsipër dhe të zbatojmë plotësisht Kartelën Rinore Evropiane, me të cilën të rinjtë do të kenë përfitime të shumta.
Politikat demografike janë prioriteti ynë strategjik. Me UNFPA-në, kemi filluar krijimin e një Strategjie Kombëtare për Zhvillim Demografik dhe Rezistencë.
Punojmë për të inkurajuar kthimin e migrantëve, mbështetjen e familjeve dhe zvogëlimin e trendeve negative përmes investimeve në kapitalin njerëzor dhe zhvillimin lokal.
Në Bruksel, nënshkruam Marrëveshjen Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Bashkimit Europian “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”.
Duke nënshkruar këtë Marrëveshje, kemi hapur mundësi të reja për organizatat dhe institucionet e shoqërisë civile për të promovuar të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin.
Duhet theksuar se trashëguam projekte si Projekti i Administrimit të Sigurimeve Shoqërore (SIAP), i cili për 5 vjet pati realizim vetëm 9.92%.
Kurse tani për vetëm një vit projekti ka shënuar rritje të realizimit në 17.38%. Punojmë intensivisht – për të rritur përqindjen e realizimit në 12.8% brenda vitit.
Të dashur qytetarë,
Të gjitha këto aktivitete i bëjmë me përkushtim, në mënyrë që askush të mos anashkalohet.
Vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një shoqëri më humane, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Shfrytëzoj rastin t’u shpreh mirënjohje të punësuarve dhe kabinetit për përkushtimin në arritjen e këtyre rezultateve!