Makina merr para turmën me njerëz në Los Anxheles, të paktën 20 të plagosur,10 prej tyre në gjendje të rëndë

Më shumë se 20 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmën me njerëz në East Hollywood këtë në mëngjes, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Vlerësimet e para nga ndihmësit e parë flasin për katër deri në pesë viktima në gjendje kritike, tetë deri në dhjetë në gjendje të rëndë dhe 10 deri në 15 persona në gjendje të mirë, tha LAFD.
Departamenti po koordinon në mënyrë aktive triazhin dhe transportin e pacientëve nga incidenti që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale.