Koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut përmes një propozimi planifikon shpallje publike për Avokat të ri të Popullit, pak ditë para pensionimit të Naser Ziberit.
Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kanë dorëzuar kërkesë për shpalljen e konkursit, pasi më 12 korrik, Ziberi do të mbush 64 vjeç, duke i plotësuar kushtet për pension, ndërsa në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit, mandati i Avokatit të Popullit do të mbarojë në momentin kur mbushen kushtet për pension.
Në seancën e nesërme të Kuvendit, pritet që të jetë në rend dite edhe miratimi i shpalljes së konkursit, ndërsa të nesërmet pritet publikimi i saj.
Konkursi do të jetë i hapur dhjetë ditë, pastaj Kuvendi do të zgjedh Avokatin e ri të Popullit.
Shpallja me vonesë e Konkursit, do të shkakton zbrazëtirë në funksionimin e Avokatit të Popullit rreth gjysmë muaji.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 25 maj të vitit 2021 me 61 vota “për” e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të popullit. “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë.
Ziberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.