Më 21.07.2025 në orën 10.45 në SPB Shkup, një burrë 40-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 268.680 denarë. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon dhe është prezantuar si pronar i një firme ndërtimi nga Koçani, i cili ka dashur të bashkëpunojë dhe të porosisë materiale ndërtimi nga firma e tij në rajonin e Shkupit. Pasi disa herë i ishte porositur materiali dhe ishte përgatitur me rregull fatura, një person tjetër, i cili është prezantuar si mik i personit nga Koçani, e ka kërcënuar atë me anë të telefonit, ndërsa më pas edhe në firmën e tij në rajonin e Shkupit. Po merren masa për sqarimin e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume