Më 17.07.2025 në orën 18.00 në SPB Tetovë, një 74-vjeçar
nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se rreth tre javë më parë
ishte mashtruar nga një person për shumën prej 100 eurosh.
Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do t'i kryente punë
në Fondin e Shëndetësisë për të marrë kujdes për personat e
tjerë, i kishte marrë 100 euro si paradhënie dhe i kishte thënë se
do të duhej të paguante edhe 100 euro pasi të përfundonte
punën. Siç është denoncuar, nga ajo ditë personi nuk i ishte
përgjigjur në telefon dhe nuk e kishte kryer punën. Po ndërmerren
masa për zbardhjen e rastit.TS