Dronët ukrainas kanë goditur 11 rajone në tërë Rusinë, duke shkaktuar dëme nëpër shtëpi, mbyllje aeroportesh dhe lënduar civilë, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët rusë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja kundërajrore ka interceptuar dhe shkatërruar 122 dronë në tërë vendin si dhe në Krimenë e pushtuar.
Shumica prej tyre sipas rusëve janë rrëzuar në Bryansk, (42) dhe në rajonin e Kurskut (38).
Në qytetin e Voronezhit, copëzat e dronëve goditën ndërtesat kolektive, kurse guvernatori rajonal Alexander Guves ka njoftuar se shpërthime ka patur edhe në periferi të qytetit.
Nga këto sulme, autoritetet ruse u detyruan të bëjnë kufizime të përkohshme të ngritjeve dhe uljeve të aeroplanëve në aeroportin Vnukovo.
Kufizime të ngjashme panë edhe në aeroportin Pulkovo të Shën Petërburgut, kurse sulmet pasojnë pas thirrjeve të shumta publike nga presidenti amerikan Donald Trump, që këmbëngulë në armëpushim.
Deri më tani Kremlini ka refuzuar këtë thirrje, duke këmbëngulur në “realitetin e ri territorial”.
Massive drone attack on Russia: Belgorod particularly affected
Drones have attacked several cities in Russia. The largest number of strikes was recorded in Belgorod: local authorities report one death, injuries and the destruction of residential buildings. pic.twitter.com/Qda7fNRv5U
— Vegas (@vegasyx) July 17, 2025
UKRAINE DRONE ATTACK ON RUSSIA CIVILIANS
16 injured, 2 in critical condition after a wave of Ukrainian drones targeted Russia’s Voronezh — 12 drones were shot down over the city and nearby areas, officials confirm pic.twitter.com/i0KIUuGKPt
— Chukwuebuka Emeruem (@ChukwuebukaIPOB) July 16, 2025